Wikibooks: Sot, 98-vjetori i lindjes së historianit Kristo Frashëri

Historiani profesori akademiku Kristo Frashëri lindi në Stamboll më 4 dhjetor 1920. Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga admi...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Sot,_98-vjetori_i_lindjes_s%C3%AB_historianit_Kristo_Frash%C3%ABri
Description
Summary:Historiani profesori akademiku Kristo Frashëri lindi në Stamboll më 4 dhjetor 1920. Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në rreshtat partizane. Gjatë periudhës 1945 1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Insitutin e Lartë Pedagogjik në vitet 1951 1955. Gjatë viteve 1953 1999 ai punoi në disa institucione të rëndësishme ku shërbeu si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitin 1997 ai u emërua zv.kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ku qëndroi deri në vitin 1999. Kristo Frashëri ka një prodhimtari të pasur shkencore që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë që nga Antikiteti e deri në kohën e sotme. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë referate historike vëllime dokumentare dhe monografi shkencore që trajtojnë pa përjashtim ngjarje personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme rendin feudal mesjetar në viset shqiptare formacionet shtetërore mesjetare tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri Rilindjen Kombëtare Shqiptare Luftën çlirimtare të Vlorës jetën dhe veprimtarinë e Abdyl Frashërit Sami Frashërit etj. Pas vitit 1990 ai ka botuar një sërë punimesh shkencore si “Lidhja e Prizrenit 1878 1881” (Tiranë 1997) “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë 2002) “Historia e Tiranës” (Tiranë 2004) “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë 2006) “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë 2005) ...