Wikibooks: “Armiqtë” e armikut Mid’hat Frashëri…

Idajet Beqiri Debati i ndezur kohët e fundit për kthimin dhe rivarrimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në atdhe nuk është aspak i rastësishëm… Qeveria shqiptare ktheu eshtrat e Mid’hat Frashërit në atdhe. Ai u vendos në varr mes babait dhe dy xhaxhallarëve të tij. Kthimi i tij në atdhe i vdekur dom...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Dy
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/%E2%80%9CArmiqt%C3%AB%E2%80%9D_e_armikut_Mid%E2%80%99hat_Frash%C3%ABri%E2%80%A6
Description
Summary:Idajet Beqiri Debati i ndezur kohët e fundit për kthimin dhe rivarrimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në atdhe nuk është aspak i rastësishëm… Qeveria shqiptare ktheu eshtrat e Mid’hat Frashërit në atdhe. Ai u vendos në varr mes babait dhe dy xhaxhallarëve të tij. Kthimi i tij në atdhe i vdekur domosdo është një akt normal. Pavarësisht kontestimeve Mid’hat Frashëri alias Lumo Skëndo si një njeri me vlera në fushën e letrave shqipe meriton të nderohet. Nuk i mësova dot arsyet e vërteta se përse me kthimin e eshtrave të tij në Shqipëri u mor Qeveria e Shqipërisë. Mbase do të ishte mirë që ai të sillej në Shqipëri nën kujdesin e Fondacionit “Lumo Skëndo” ose nën kujdesin e Partisë Balli Kombëtar. Mirëpo meqenëse ka qenë ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit mund të justifikohet ceremonia zyrtare e Qeverisë së Shqipërisë. Rëndësi ka të nënvizohen disa të vërteta Të mos glorifikohej deri në ekstazë figura e Mid’hat Frashërit. Nëse Mid’hat Frashëri nuk do të ishte djali i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami dhe Naim Frashërit nuk do të ishte ky Mid’hati i sotëm në ceremoninë mortore të rivarrimit në Shqipëri. Ai nuk do të kishte atë pozitë të lartë në Kongresin e Manastirit nëse nuk do të ishte djali i Abdyl Frashërit. Emri dhe vepra e babait i dha atij vlera mbi vlerat e shumë burrave të shquar të atij Kongresi të cilët nuk kishin një baba si Abdyl Frashëri. Ai nuk do të ishte bërë dot kurrë ministër i Qeverisë së Ismail Qemalit nëse nuk do të ishte djali i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami dhe Naim Frashërit. Kishte burra të shquar që vareshin “nga këmbët e veta” jo nga meritat e babait që meritonin të bëheshin ministra. Nëse Mid’hat Frashëri nuk do të ishte djali i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami dhe Naim Frashërit me shitjen që u bëri interesave kombëtare shqiptare te Greqia si dhe duke u bërë një kolaboracionist i rrezikshëm nazifashist në Luftën e Dytë Botërore për ...