Wikibooks: Historia e “Via Egnatia”, rruga që bashkonte Perëndimin me Lindjen

Nga Ph.D.C. Melsi Labi Via Egnatia është ndërtuar për të lehtësuar qarkullimin e lirë të njerëzve si dhe për të realizuar lidhjen e Romës me provincat më të largëta. Ajo fillonte nga Durrësi dhe nëpërmjet Ohrit e Selanikut të shpinte në Kostandinopojë. Me një gjatësi rreth 861 km Via Egnatia ka qenë...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Dy
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Historia_e_%E2%80%9CVia_Egnatia%E2%80%9D,_rruga_q%C3%AB_bashkonte_Per%C3%ABndimin_me_Lindjen
Description
Summary:Nga Ph.D.C. Melsi Labi Via Egnatia është ndërtuar për të lehtësuar qarkullimin e lirë të njerëzve si dhe për të realizuar lidhjen e Romës me provincat më të largëta. Ajo fillonte nga Durrësi dhe nëpërmjet Ohrit e Selanikut të shpinte në Kostandinopojë. Me një gjatësi rreth 861 km Via Egnatia ka qenë e përshtatshme për lëvizjen e udhëtarëve dhe të karvaneve. Udha Egnatia niste nga Durrësi e Apolonia më pas këto dy degë janë bashkuar diku afër Elbasanit për të vazhduar nëpërmjet Ohrit e Manastirit dhe përfundonte në Selanik. Në shekullin IV pas Krishtit Udha Egnatia u zgjat deri në Kostandinopojë dhe ishte vazhdimi i rrugës së vjetër romake Via Apia. Për nga rëndësia strategjike Udha Egnatia bashkonte Perëndimin me Lindjen. Via EgnatiaKjo udhë e ka marrë emrin nga ndërtuesi i saj prokonsulli Cnaeus Egnatius i biri i Caius. Emri i tij gjendet në dy mbishkrime që janë në muzeun e Selanikut. Sami Frashëri kur flet për viset shqiptare në volumin II të enciklopedisë Kamus Al Alam emërtimin Udha Egnatia e ka lidhur me përcaktimin e bërë prej vetë shqiptarëve. Kjo udhë përshkon nga perëndimi në lindje trojet shqiptare dhe fjala “Egnatia” është mbiemri i shqipes (e gjatë) që latinët e shndërruan në trajtën Via Egnatia. Në gjuhët latine dhe greke pjesa e emërtimit Egnatia nuk është e motivueshme kuptimisht dhe kjo vjen se ata këtë emërtim e kanë huazuar prej shqipes “Udha e gjatë” duke e dhënë në gjuhën e tyre “Udha (Via) Egnatia”. (S. Frashëri Viset shqiptare në Kamus Al Alam nr. 3 Logos A Shkup 2004 fq. 71) Sipas studiuesit Moikom Zeqo Durrësi ishte porta nistore e Udhës Egnatia. Gërmimet arkeologjike në Durrës kanë zbuluar një hark të madh qendror dhe dy harqe të tjerë simetrikë anash tij. Kjo është gjurma e “Portës së Artë” të Udhës Egnatia. Harku i madh shërbente për kalimin e qerreve ndërsa dy harqet anash tij shërbenin për kalimin e këmbësorëve. “Porta e Artë” e Durrësit ...