Wikibooks: Sami Frashëri, poligloti me 8 gjuhë të huaja dhe vepra që i dha famë botërore

Sami Frashëri nuk është vetëm ideolog i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare por edhe një poliglot që dinte plot tetë gjuhë të huaja. Madje Sami Frashëri është shkrimtari që shkroi romanin e parë në historinë e letërsisë turke. Por cila ishte historia e veprës që e bëri shkencëtar në nivele ndërkom...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Dy
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Sami_Frash%C3%ABri,_poligloti_me_8_gjuh%C3%AB_t%C3%AB_huaja_dhe_vepra_q%C3%AB_i_dha_fam%C3%AB_bot%C3%ABrore
Description
Summary:Sami Frashëri nuk është vetëm ideolog i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare por edhe një poliglot që dinte plot tetë gjuhë të huaja. Madje Sami Frashëri është shkrimtari që shkroi romanin e parë në historinë e letërsisë turke. Por cila ishte historia e veprës që e bëri shkencëtar në nivele ndërkombëtare? Dijetari i madh dhe ideologu i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Sami Frashëri u lind në fshatin Frashër të Shqipërisë në qershor të vitit 1850. Mësimet e para Samiu i nxuri në Frashër. Në moshën nëntëvjeçare i vdiq i ati e dy vjet më vonë pra më 1861 edhe e ëma. Të mbetur kështu pa prindër për të dhe për tërë familjen (gjithsej ishin gjashtë vëllezër dhe dy motra) sipas traditës shqiptare duhej të kujdesej vëllai më i madh Abdyli. Meqë Frashëri vend malor Abdyli nuk shihte ndonjë perspektivë të madhe aty prandaj për t’ua mundësuar shkollimin vëllezërve të tij më të vegjël dhe për të krijuar kushte më të mira vendosi të transferojë familjen në Janinë kryeqytet i vilajetit të atëhershëm. Sapo u vendosën në Janinë në vitin 1861 Samiu krahas mësimit të turqishtes arabishtes dhe persishtes bashkë me të vëllanë Naimin u regjistrua në gjimnazin e njohur Zosimea të cilin e mbaroi para kohe për shtatë vjet në vend të tetë vite aq sa ishte në rregullore gjë që tregon forcën intelektuale të tij. E mbaroi më 1868 që e dëshmon edhe diploma e cila mban datën e 14 korrikut të këtij viti e jo më 1871 siç e marrin disa. Samiu këtu kishte mësuar edhe njohuri të reja greqishten e vjetër dhe të renë frëngjishten italishten latinishten pastaj gjeografinë historinë matematikën kozmografinë historinë e natyrës dhe anatominë. I pajisur kështu me një kulturë të Lindjes nga njëra anë dhe të Perëndimit nga ana tjetër tre vjet pas mbarimit të gjimnazit shkoi në Stamboll në kryeqendrën e Perandorisë Osmane ku do të vazhdojë punën e tij krijuese plot 33 vjet deri në vdekje në qershor ...