Wikibooks: Një portret i rrallë i Gjergj Kastriot Skënderbeut nga Sami Frashëri

Nga Sami Frashëri Emri origjinal i tij është Xhorxh ose Gjergj Kastrioti. Është i biri i Jan (Gjon) Kastriotit i cili në kohën e pushtimeve osmane në Rumeli ishte princ në krahinën e Krujës d.m.th. të Akça Hisarit në Shqipëri. Ka lindur më 1404 e sipas një varianti tjetër më 1414 pas erës së re. Kur...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Nj%C3%AB_portret_i_rrall%C3%AB_i_Gjergj_Kastriot_Sk%C3%ABnderbeut_nga_Sami_Frash%C3%ABri
Description
Summary:Nga Sami Frashëri Emri origjinal i tij është Xhorxh ose Gjergj Kastrioti. Është i biri i Jan (Gjon) Kastriotit i cili në kohën e pushtimeve osmane në Rumeli ishte princ në krahinën e Krujës d.m.th. të Akça Hisarit në Shqipëri. Ka lindur më 1404 e sipas një varianti tjetër më 1414 pas erës së re. Kur Sulltan Murati II e kishte drejtuar forcën ushtarake kah Arnautllëku babai i këtij biografia e të cilit po shkruhet këtu sado që i ishte nënshtruar atij padishahu i sipërpërmendur për të siguruar këtë nënshtrim i pat marrë peng katër djemtë e Gjon Kastriotit dhe i pat dërguar në Edrene. Skënderbeu ishte më i vogli. Meqë ishte jashtëzakonisht i zgjuar dhe i guximshëm fitoi simpatinë dhe dashurinë e padishahut i cili e quajti Skënder në ngjasim me Lekën e Madh i cili i takonte të njëjtës racë me të. Qe edukuar bashkë me princin Sulltan Mehmet Hanin II. Kur u rrit u emërua sanxhak be në Serbi në Sham dhe në shumë vende të tjera dhe si i tillë shërbeu në ushtrinë e Perandorisë Osmane. Në luftërat që ndodhën pat treguar trimëri guxim dhe shkathtësi të jashtëzakonshme ushtarake. Ishte aq i fortë dhe trim saqë kur dilte në dyluftim në praninë e padishahut të tij kundër shumë pehlivanëve që vinin nga vende të ndryshme për të provuar forcën dhe fuqinë e tyre asnjëherë nuk humbte. Kur i vdiq babai territori në krye të të cilit ishte ai iu aneksua shtetit Osman ashtu që në Akça Hisar (Krujë) u dërgua një muhafiz ndërkaq Skënderbeu në atë kohë gjendej në ekspeditën ushtarake në Sham. Kur u kthye u njoftua se i kishin vdekur tre vëllezërit. Skënderbeu parashikonte që pas vdekjes së të atit njëri nga vëllezërit e tij ose ai vetë të emërohej si princ i krahinës së trashëguar. Mosarritja e këtij qëllimi në njërën anë dhe vdekja e vëllezërve nga ana tjetër e hidhëroi prandaj kërkonte rastin e volitshëm për të ikur. Kështu kur më 1443 pas erës së re qe dërguar ushtria në luftën e Moravës ky ...