Wikibooks: TRAKTATI POLITIK I SHQIPËRISË MODERNE

Nga Ledian DROBONIKU Përse vepra e Sami Frashërit është e papajtueshme me regjimin e sotëm 1. Shteti shqiptar duhej ngritur mbi kombin shqiptar kulturën dhe identitetin e tij mijëra vjeçar. Zëvendësimi i këtij objektivi me globalizimin është rreziku më i madh që i kanoset kombit shqiptar. Brenda dy...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Dy
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/TRAKTATI_POLITIK_I_SHQIP%C3%8BRIS%C3%8B_MODERNE
Description
Summary:Nga Ledian DROBONIKU Përse vepra e Sami Frashërit është e papajtueshme me regjimin e sotëm 1. Shteti shqiptar duhej ngritur mbi kombin shqiptar kulturën dhe identitetin e tij mijëra vjeçar. Zëvendësimi i këtij objektivi me globalizimin është rreziku më i madh që i kanoset kombit shqiptar. Brenda dy dekadave po zvenitet identiteti tek brezat e rinj po rrënohet kultura e po boshatiset vendi! 2. Shqipëria e Rilindasve (të vërtetë) ishte një Republikë Demokratike me pjesëmarrjen e popullit në nivele të ndryshme qeverisje. Pushteti nuk duhej të përqendrohej në monarki apo oligarki. 3. Republika duhet të krijonte bashkim dhe mobilizim shpirtëror e material të popullit shqiptar. Mbjellja e përçarjes mes shqiptarëve ishte rreziku për sundimin apo zhdukjen e kombit tonë 4. Shqipëria duhet të kishte sovranitet politik dhe ekonomik duke shfrytëzuar vetë të mirat që i fali Zoti. Kthimi i vendit në koloni importi deindustralizimi dhurimi i sektorëve strategjikë e pasuritë kombëtare janë shtyllat e piramidës së tranzicionit dhe tradhëtarëve të kombit. 5. Koncepti i rilindjes ishte një shtet social. Ai pranonte pronën private dhe lirinë ashtu si pranonte dhe barazinë apo mirëqënien e përgjithshme dhe jo vetëm të një pakice lidhur me pushtetin. Vepra e S.Frashërit duhet rikthyer në qendër të diskutimi përsëri për të orientuar shqiptarët në këto kohëra të errëta! 28 gusht 2018