Wikibooks: Shënime të Përkthyesit mbi kapitullin e I

(A)Panonija (gjerm. Panonnien fr. Pannonie it. Pannonia). Trevë e moçme e Evropës qi përfshinte Hungarín Slavonín Hërvatín e Sërbín e soçme. (B) Korqyra (Korkyra). Qerfosi (Korfusi) i sodshëm. (C) Justinjani. Âsht fjala për Justinjanin I perëndorin e Lindjes qi sundoi nga 527 deri në 565. Aja Sofij...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Dy
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Sh%C3%ABnime_t%C3%AB_P%C3%ABrkthyesit_mbi_kapitullin_e_I
Description
Summary:(A)Panonija (gjerm. Panonnien fr. Pannonie it. Pannonia). Trevë e moçme e Evropës qi përfshinte Hungarín Slavonín Hërvatín e Sërbín e soçme. (B) Korqyra (Korkyra). Qerfosi (Korfusi) i sodshëm. (C) Justinjani. Âsht fjala për Justinjanin I perëndorin e Lindjes qi sundoi nga 527 deri në 565. Aja Sofij e Stambollit u ndërtue prej tij. (D) Shën Mrij e Pojanit. (E) Mathematik astronom e gjeograf i përmêndun Klaud Ptolemeu leu e rroi në të II.qv. mbas Krishti n Aleksandrí t Egjyptit. (F) Mbi dy emnat e farës s onë mbi mâ të vjetrin sidhe mâ të riun po shfaqim edhe na këtu nji mendim e në lidhje me emnin mâ të lashtin po paraqesim nji theorí t onën pak si të ndryshme nga ç âsht thânë deri sod edhe mbi origjinën e popullit shqiptar. Na pra besojmë bashkë me të tjerët para nesh se trajta mâ e vjetra dhe e vërteta e emnit të këtij populli qi në mesjetë u shtri prej Shqipnís së Mesme në të tânë vêndin ka qênë Arbân ashtu siç ka vijue deri në ditt t ona ke Arbânae Tiranës ke Arbëri i Jugës ke Arbëreshi i Greko Shqiptarvet dhe i Italo Shqiptarevet e deri ke Arbneshi i Borgericjotvet pranë Zarës së Dalmatís madje ke Raban e Arbanas i Sërbvet dhe Arvanit i Grekvet ky i fundit me ndërrrim normal të s me v n e greqishtes së re. Dy shkaqe kanë ndihmue me e këmbye rrânjën arb me alb ke gjuhët e Okqidentit prestigji mâ i madh i së dytës të përhapun nëpër shumë emna vêndesh qyshë moti ndër treva të ndryshme t Evropës pra për me folë me terminologjí gjuhsore analogjija âsht shkaku i parë dhe i dyti âsht lehtësij e ndërrimit shoq me shoq të dy tingujvet rrjedhakë l e r. Po për Arbân âsht edhe dijetar i ynë i shquem Sami Frashëri te artikulli Arbanija i Enqiklopedís së tij në gjuhën tyrqishte për emnat historikë e gjeografikë i cili shton Për sa i përket etymologjís së këtij emni ky rrjedh prej fjalvet arë dhe bân. Pra Arbân don me thânë punues arash bulk. Sepse âsht nji gjâ krejt e vërtetë qi bulqsín e ...