Wikibooks: Vitviteja/Sami Frashëri/Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë

Fragment nga vepra GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.266 Autor Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA Tiranë 2001. ISBN 99927 1 454 9 Shqipëria ç ka qenë ç është e ç do të bëhet A JANË TË ZOTËT SHQIPTARËT TË MBAJNË E TË RUAJNË VETEN? Dy gjëra duhen në këtë jetë e drejta dhe fu...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Vitviteja/Sami_Frash%C3%ABri/Shqip%C3%ABria_%C3%A7%27ka_qen%C3%AB,_%C3%A7%27%C3%ABsht%C3%AB_e_%C3%A7%27do_t%C3%AB_b%C3%ABhet%C3%AB
Description
Summary:Fragment nga vepra GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.266 Autor Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA Tiranë 2001. ISBN 99927 1 454 9 Shqipëria ç ka qenë ç është e ç do të bëhet A JANË TË ZOTËT SHQIPTARËT TË MBAJNË E TË RUAJNË VETEN? Dy gjëra duhen në këtë jetë e drejta dhe fuqia. E drejta pa fuqi si dhe fuqia pa të drejtë është si një krah i vetëm ndonjë zog s fluturon dot me një krah. Më të rrallë bën punë fuqia pa të drejtë edhe e drejta pa fuqi fort rrallë dëgjohet. Peshku i madh e ha gjithnjë të voglin. Tani shqiëtarët që e kanë të drejtën me vete aty s ka dyshim. Qysh të mos ketë shqiptari të drejtë të shkruajë e të këndojë gjuhën e tij kur gjithë kombet e kanë këtë të drejtë dhe njeri s i ndalon? Pse shqiptarët të jenë të mërguar nga një e drejtë që e kanë gjithë kombet e dheut? Të mos mundin të shkruajnë e të mësojnë gjuhën e tyre po të tjera kombe të huaj të vijnë e t u hapin shkolla në gjuhërat e tyre e t u kthejnë kombësinë e gjuhën e tyre? Janë kaq të dobët shqiptarët? Jo! një mijë herë jo.! Pamë më sipr se sa trimëri kanë bërë shqiptarët. Këta që kanë treguar trimëri për të huajt të cilët edhe s para ua kanë ditur s qenkan të zotë sot të mbajë e të ruajnë vëndin gjuhën kombësinë e tyre? Qysh të mos jenë të zotë për këtë të drejtë kur kanë edhe vendin e forë që u ndih?. Një trim që lufton për plaçkë e për rrëmbim është kurdoherë i turpëruar ai që lufto për një të drejtë të këtillë është dy herë trim e drejta i jep një forcë e një fuqi që s e lë kurrë të mundet po e bën njërin të mundë dhjetë!