Wikibooks: Origjina e fjalës Kosovë/3

Etniku dardan dhe horonimi Dardania Sami dhe Naim Flamuri Etniku dardan dhe horonimi Dardania Në studimet albanistike hasen mendime të ndryshme rreth dardanëve të cilët heqin origjinën e tyre që nga kohët mitologjike duke u dëshmuar krahas peonëve një fis fqinj i tyre siç mësojmë nga Iliada e Homeri...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Origjina_e_fjal%C3%ABs_Kosov%C3%AB/3
Description
Summary:Etniku dardan dhe horonimi Dardania Sami dhe Naim Flamuri Etniku dardan dhe horonimi Dardania Në studimet albanistike hasen mendime të ndryshme rreth dardanëve të cilët heqin origjinën e tyre që nga kohët mitologjike duke u dëshmuar krahas peonëve një fis fqinj i tyre siç mësojmë nga Iliada e Homerit edhe në luftën e Trojës. Prandaj zbërthimin dhe kuptimi i etimonit dard mund t i çojë shumë larg studimet jo vetëm gjuhësore. 1.1. Hani për Dardaninë. Lidhur me kuptimin e këtij emri Çabej vë re se është J.G. von Hani nga të parët që në Albanische Studien I (1854) emrin e dardanëve e lidhi me apelativin e shqipes dardhë duke shënuar në atë mes që në Shqipëri janë të shpeshta emrat e viseve të formuara nga emra drurësh ku ai përmend bash edhe një emër katundi e mali në Shqipëri të Mesme të quajtur Dardhë. Ky dijetar në veprën e tij Udhëtimi prej Beogradi në Selanik (Reise von Belgrad nach Salonik) botimi i dytë (1868) i risillet edhe një herë kuptimit të emrit të dardanëve dhe të Dardanisë Poroshtica na dha një vërtetim të papritur të shpjegimit që jemi përpjekur të japim për emrin Dardania në veprën Studime shqiptare sepse ne përsa mundnim të shohim pamë se sidomos shpati i saj lindor ishte i veshur plot me dardha të egra që ne i kishim ndeshur edhe më parë të përziera me pemë të tjera por që kështu grumbull gjer më sot nuk i kishim gjetur me një shumicë kaq të madhe. Dardha e egër është e përhapur në mbarë Gadishullin Ballkanik dhe nga sa dimë ne është e vetmja pemë frutore me farë që rritet në ato anë dhe sikurse dihet ajo i ka dhënë emrin një malësie të tërë që gjendet në këndin veriperëndimore të Gadishullit kështu pra rrjedhimi i emrit Dardania prej shq. dardhë. na duket shumë afër mendsh dhe kuptimi i kryehershëm ngjan të jetë vend dardhash (f. 389). Këtë mendim sipas Çabejt e përkrah nga pikëpamja botanike edhe mendimi i A. Baldecit se kjo trevë është shumë e pasur me pemët e ...