Njohjet përforcuese dhe njohjet reduktuese si faktorë motivues në arritjet shkollore

Ky hulumtim shqyrton një model multidimensional të motivimit dhe angazhimit të nxënësit. Përmes këtij modeli kuptohen nivelet e zhvillimit të faktorëve që pasqyrojnë rritjen e motivimit (dimensionet përforcuese) dhe ato që reflektojnë motivim të reduktuar (dimensionet reduktuese) te nxënësit. Hulumt...

Full description

Bibliographic Details
Main Authors: Zenuni, Anita, Vehapi, Shemsedin
Format: Article in Journal/Newspaper
Language:unknown
Published: Kolegji AAB 2013
Subjects:
Dy
Online Access:https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/197
Description
Summary:Ky hulumtim shqyrton një model multidimensional të motivimit dhe angazhimit të nxënësit. Përmes këtij modeli kuptohen nivelet e zhvillimit të faktorëve që pasqyrojnë rritjen e motivimit (dimensionet përforcuese) dhe ato që reflektojnë motivim të reduktuar (dimensionet reduktuese) te nxënësit. Hulumtimi është kryer me metodën e anketimit ku nxënësit kanë vetë-raportuar në pyetësorët për variablat e hulumtuara në klasat e tyre nëpër shkolla. Grup mosha e hulumtuar për këtë studim kanë qenë 200 nxënësit e klasës 10, 11 dhe 12 të shkollës së mesme publike “Sami Frashëri” si dhe nxënësit e shkollës së mesme private “Luarasi” në Prishtinë. Përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyre oportune. Të dhënat janë përpunuar me anë të paketës statistikore për shkencat sociale SPSS 18.0. Hulumtimi ka vërtetuar se njohjet përforcuese kanë ndikim pozitiv në arritjet shkollore të nxënësve dhe se njohjet reduktuese kanë ndikim negativ. Me anë të këtij hulumtimi është vërtetuar se të dy këta faktorë kanë rëndësi në arritjet shkollore të nxënësve të kësaj moshe. Hulumtimi mund të shërbejë si bazë e mirë orientuese në shpjegimin e natyrës komplekse të relacioneve të faktorëve të ndryshëm në suksesin shkollor. Qëllimi i hulumtimit është të kuptojmë që faktorët motivues (faktorët mbrojtës) dhe faktorët de-motivues (faktorë të rrezikut) janë të rëndësishëm në suksesin shkollor të nxënësve. Qëllim tjetër është të kuptuarit e niveleve të zhvillimit të faktorëve që pasqyrojnë rritjen e motivimit dhe ato që reflektojnë motivim të reduktuar.