Wikibooks: Sami Frashëri për Skënderbeun
Në vitin 1988 Sami Frashëri botoi Kamus ul alam (Fjalori i Madh i Diturive) që është Enciklopedia e Parë Turke me karakter historik dhe gjeografik të përbotshëm. Në këtë kryevepër diturake dhe sistematizuese Sami Frashëri nuk ka harruar që midis emrave të pafundëm të Fjalorit të madh të diturive të...
Format: | Book |
---|---|
Language: | Albanian |
Subjects: | |
Online Access: | https://sq.wikibooks.org/wiki/Sami_Frash%C3%ABri_p%C3%ABr_Sk%C3%ABnderbeun |
Summary: | Në vitin 1988 Sami Frashëri botoi Kamus ul alam (Fjalori i Madh i Diturive) që është Enciklopedia e Parë Turke me karakter historik dhe gjeografik të përbotshëm. Në këtë kryevepër diturake dhe sistematizuese Sami Frashëri nuk ka harruar që midis emrave të pafundëm të Fjalorit të madh të diturive të shënonte dhe emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut si një biografi lakonike. Ose si një histori tipologjike në vetvehte. Në vitin 1888 në Turqi sundonte regjimi despotik i osmanllinjëve me në krye autokratin më të urryer të popujve të Perandorisë Turke Abdyl Hamidi II të. Ky Sulltan mbeti i njohur në histori me emrin Kizil Sulltan (Sulltani i Përgjakur). Në mjedisin e kohës dhe në historiografinë shekullore osmane Heroi kombëtar i shqipëtarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu quhej nga propaganda zyrtare turke si “Eshkija” dmth. Bandit Rebel një armik i perandorisë. Por në fakt dhe i vetë dinastisë së Sulltanit që ishte në fuqi. Në Turqinë e Sulltan Hamidit të II të ekzistonte një censurë e rreptë që përshkonte rrjesht për rrjesht dhe fjalë për fjalë çdo vepër që bëhej gati për botim. Në këto rrethana kërcënuese dhe të frikëshme kuptohet se çfarë guximi ka patur Sami Frashëri për të shkruar diçka për Gjergj Kastriotin. Samiu shkruan duke e quajtur edhe si pasardhës të Aleksandrit të Madh për më tepër dhe si kundërshtar realisht i dy sulltanëve i Sulltan Mehmetit të II të i mbiquajtur Fatihu (Ngadhnjyesi) që në fakt qe edhe stërgjysh i Sulltan Abdyl Hamid i II të. Sami Frashëri në mënyrë të pafrikëshme pamvarësisht se qe i vetëdijshëm arrin që me kryeveprën e tij Enciklopedike të shkruaj për Skënderbeun duke i thënë haptazi turqve bashkëkohës së tij dhe opinionit publik dhe atij shkencor se Gjergj Kastrioti nuk ka qënë një “Eshkija” por Hero Kombëtar i Shqiptarëve pasardhës i Aleksandrit të Madh me të cilin kishte të ngjashme edhe formën e përkrenares sipas Samiut. Çfarë shkruan realisht ... |
---|