Wikibooks: Çfarë nuk dini për “Qytetin e trëndafilave”

E njohur që në antikitet me emrin “Trifilia” një pjesë e “Rajonit Melotid” emri i Përmetit e ka prejardhjen nga një hero i quajtur Premt nga i cili historia ka arritur deri tek ne gjeneratë mbas gjenerate. Thuhet që ky hero për mos të rënë në duar të armikut vendosi të hidhej nga “Guri i Qytetit” nj...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/%C3%87far%C3%AB_nuk_dini_p%C3%ABr_%E2%80%9CQytetin_e_tr%C3%ABndafilave%E2%80%9D
Description
Summary:E njohur që në antikitet me emrin “Trifilia” një pjesë e “Rajonit Melotid” emri i Përmetit e ka prejardhjen nga një hero i quajtur Premt nga i cili historia ka arritur deri tek ne gjeneratë mbas gjenerate. Thuhet që ky hero për mos të rënë në duar të armikut vendosi të hidhej nga “Guri i Qytetit” një gur i madh që ndodhet afër qendrës së qytetit një karakteristikë tjetër e vendit janë shumëllojshmëria e trëndafilave që gjenden në të gjithë qytetin në park si dhe në shtëpitë e vjetra nga ku ka marrë dhe emrin “Qyteti i Trëndafilave”. Një nga ndërtesat më afashinante ngelet Kisha e Shën Nikollës në lagjen Varosh bëhet fjalë për një ndërtesë të gjatë dhe përdhese pjesërisht e shkatërruar nga fushata e ateizmit por sidoqoftë e ndërtuar me mjeshtëri. Frashër Fshati Frashër vendlindja e vëllezërve të famshëm Abdyl Naim e Sami ndodhet rreth 40km larg qytetit të Përmetit në brendësi te Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës”. Në shekullin e XIX Frashëri ishte një vend me dimesnione të konsiderueshme me afro 22 lagje sot është e vizitueshme Shtëpia Muze e vëllezërve Frashëri me foto dhe harta interesante objekte të epokës fotografi dhe piktura që përfaqësojnë momente të ndryshme dhe të rëndësishme të historisë së tyre. Teqeja lokale është përdorur si një shkollë gjatë regjimit komunist por tani është rikthyer në funksion fetar dhe mund të vizitohet. Leusë Një fshat i vogël shumë pak kilometra nga Përmeti me mjaft shtëpi të derdhura në gur. Aty gjendet Kisha e Shën Marisë një xhevahir i vërtetë artistik. Kisha manifest i artit fetar bizantin ofron afreske të mrekullueshme si dhe përfaqëson një shembull të shkëlqyer të artit fetar bizantin.Zinxhiri malor Trebeshinë – Dhëmbel – Nëmëreçkë Ky zinxhir malor mund të themi që perfaqëson një atraksion turistik për alpinistët eskursionistët dashamirësit e ngjitjeve në mal si dhe ecjeve të thjeshta dhe piknikëve. Thuhet që ...