Wikibooks: Botajon/Far e Fis/Ujku

Canis lupus L. Ujku është kafsha më e madhe e llojit të qenve në Evropë në Azi dhe në Amerikën Veriore. Si çdo përfaqësues i kësaj familje edhe ujku nxiton dhe mbanë vrapin për kohë të gjatë. Shqisat e të dëgjuarit dhe të nuhatnit i kanë shumë më të zhvilluara se shqisën e të pamunit. Ujku jetën e t...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Botajon/Far_e_Fis/Ujku
Description
Summary:Canis lupus L. Ujku është kafsha më e madhe e llojit të qenve në Evropë në Azi dhe në Amerikën Veriore. Si çdo përfaqësues i kësaj familje edhe ujku nxiton dhe mbanë vrapin për kohë të gjatë. Shqisat e të dëgjuarit dhe të nuhatnit i kanë shumë më të zhvilluara se shqisën e të pamunit. Ujku jetën e tij e gjallëron përbrenda familjes apo ndonjë grupi të llojit të vetë të përbërë nga 10 deri 15 anëtarë. Shkon së bashku në grup në gjueti. Thëniet e trashëguara për ujkun si bishë e rrezikshme gjakpirëse apo dinake i zmadhojnë aftësitë dhe vetit reale të tij. Ujku gjithnjë përpiqet të i ikën ballafaqimit me njeriun për jetën e të cilit ai zakonisht nuk paraqet ndonjë rrezik. Gjatë gjuetisë është i durueshëm dhe gjuan edhe tufa të kafshëve si dhanë e dhie shtëpiake që gjenden zakonisht nën përkujdesen e qenve. Ka ndodhur që ujqit të kenë sulmuar strehimore të arinjve dhe raste të kanibalizmit në mesin e ujqërve. Mirëpo ushqimi i tyre sidomos në verë përbëhet kryesisht nga kafshë të vogla dhe shpezë dhe fruta të ndryshme. Në të kaluarën e largët trojet e ujqve shtriheshin në një hapësirë të gjerë të planetit nga Evro Azia deri tek India dhe Japonia dhe nga Amerika Veriore deri tek Meksika. Ujqit gjallëronin në tunda në stepa në zona pyllore dhe rrëzë shkretëtirave. Po edhe Evropa në historinë e saj ishte e mbushur plotë ujq. Sot në Evropë kanë mbetur vetëm mbeturina të trojeve të ujqve në malet e Spanjës e Italisë vendet skandinave si dhe tek ne në Ballkan. Paraqitja më e shpeshtë e ujqve në Evropë ndodhë në pjesët lindore të saj posaçërisht në Karpate. Ujqit gjatë dimrit tërhiqen edhe në vende larg trojeve të zakonshme të tyre. Sipas studimeve më të reja ujku është paraardhësi i gjitha racave të qenve shtëpiakë me një fjalë ujkun shtëpiak ujkun e zbutur ne e quajmë qenë.