Wikibooks: Botajon/Far e Fis/Ariu

Ursus arctos (L.) Në kohërat e moçme Ariu i murrmë për troje të veta zgjidhte male me pyje të dendura e të pa depërtueshme të Evropës. Në Azi e Amerikë trojet e tij ishin pak sa më të buta. Zgjerimi i trojeve të tij po thuaj se anë e mban planetit ka shkaktuar që trojet të ndahen nga pasardhës të ti...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Botajon/Far_e_Fis/Ariu
Description
Summary:Ursus arctos (L.) Në kohërat e moçme Ariu i murrmë për troje të veta zgjidhte male me pyje të dendura e të pa depërtueshme të Evropës. Në Azi e Amerikë trojet e tij ishin pak sa më të buta. Zgjerimi i trojeve të tij po thuaj se anë e mban planetit ka shkaktuar që trojet të ndahen nga pasardhës të tij që ne sot i njohim si troje të nën llojeve të ariut të murrmë. Këto nën lloje për nga ngjyra dhe madhësia dallojnë shumë ndërmjet veti. Këto dallime kanë bërë që shkencëtarët e kohërave më të hershme nën llojet të i klasifikojnë si lloje të veçanta. Për këtë gabim është i njohur rasti i Ariut të madh të Siberisë jugore (Ursus arctos beringianus) dhe veçanërisht rasti Grizli veri amerikanë (Ursus arctos horribilis). Rasa më e madhe e ariut të murrmë gjendet në Kodiak pranë bregdetit të Alaskës ku gjenden trojet e Ariut kodiakë (Ursus arctos middendorffi). Në Evropë ariu i murrmë ka humbur shumë troje kështu tani trojet e tij të mëdha gjenden kryesisht në Karpate dhe skandinavi. Mbeturina të trojeve të gjëra kanë mbetur në pyjet malore të Ballkanit të Italisë dhe Pirenejve. Në të kaluarën ariu i murrmë kishte troje në tërë Evropën pa përjashtuar ujdhesën britanike. Ai edhe sot kufirin e truallit të tij e shënon duke grithur lëvoren e pemëve. Shenja të tilla mund të gjenden në pyjet malore rreth nesh p.sh. në malin Korab Deshat Stogovë Malin Sharr Jakupicë Pelister Galiçicë dhe Bistra. Përndryshe ariu është gjitarë nga rendi i bishave (Carnivora) Ariu i murrmë ka trup të gjatë deri 2m peshon nga 70 deri 350 kg. Ka trup të madh me një bisht të vogël nga 6 deri 14 mm me shputa të gjëra të rrafshët me pesë gishta. Kokën e ka nga 170 deri 250 cm të madhe dhe në të gjendet një tru mjaft i zhvilluar. Ka veshë të vegjël e të dukshëm. Ngjyra e gëzofit ndryshon nga tonet bojë gështenje të errët deri në tonet e çelta të bojës kafe. Shqisat e të dëgjuarit dhe nuhatjes i ka shumë të ...