Wikibooks: Botajon/Far e Fis/Miu

=Miu i shtëpis= Rattus rattus L. =Miu i alpeve= Sorex alpinus SCHINZ. Ky lloj miu turidalur gjendet vetëm në vargmalet e Evropës qendrore dhe jugore nga Pirenejtë deri tek Karpatet e në Ballkan. Kemi të bëjmë me ekzemplar të një lloj miu që ishte i përhapur në tërë Evropën. Ky lloj miu i parapëlqen...

Full description

Bibliographic Details
Format: Book
Language:Albanian
Subjects:
Online Access:https://sq.wikibooks.org/wiki/Botajon/Far_e_Fis/Miu
Description
Summary:=Miu i shtëpis= Rattus rattus L. =Miu i alpeve= Sorex alpinus SCHINZ. Ky lloj miu turidalur gjendet vetëm në vargmalet e Evropës qendrore dhe jugore nga Pirenejtë deri tek Karpatet e në Ballkan. Kemi të bëjmë me ekzemplar të një lloj miu që ishte i përhapur në tërë Evropën. Ky lloj miu i parapëlqen kaçubat e dendura dhe përroskat e bjeshkëve rrafshe bjeshkësh me lagështi dhe gjithnjë për truall zgjedhë vende me të lagështa e më të errëta. Miu i alpeve nganjëherë jeton përgjatë përroskave deri tek fillimi i vargmalit në lartësi mbidetare 300 deri 400 metra mirëpo trojet besnike të tij gjenden në anët që gjenden në lartësi 700 deri 2000 metra. Miu i alpeve është lehtë të dallohet ka bojë hiri të mbyllët deri në të zezë bie në sy ngjyra e bardhë e vijës përfund bishtit çka mund të ngatërrojë këtë mi me miun turidalur të zakonshem. Mirëpo këta dallohen në bazë të shputave nuk i kanë të mbuluara me fije leshi i kanë të ndritshme dhe bojë mishi. Për veçorit e gjallërisë së tij dihet shumë më pakë se për minjtë tjerë turidalur që popullzojnë Evropën. Duket se kryesisht ushqehen me pa kurrizorë të butë që gjenden në bjeshkë por gjithsesi edhe me pa kurrizorë tjerë. Fillojnë të pjellin nga fundi i prillit deri nga mesi i shtatorit. Sikurse të gjithë minjtë turidalur edhe të vegjlit e miut të alpeve shpejtë rriten dhe si duket që në vitin e parë të jetës janë të gatshëm për shumim. =Miu turidalur dhëmbëbardhi= Miu turidalur i shtëpisë miu turidalur i fushës dhe miu turidalur i kopshtit. Crocidura russula (HERM.) Crocidura leucodon (HERM.) dhe Crocidura suaveolens (PALL.) Miu turidalur me dhëmbë të bardhë dallohet nga minjtë turidalur tjerë ngase ka dhëmbë krejt të bardhë dhe e në bishtin e tij pak pas trupit ka qime si të qerpikëve. Trojet e të parëve të tyre ishin stepet dhe për këtë ata nuk kanë nevojë për lagështi në rrethinë e tyre. Në pjesën qendrore të Evropës së par i ...